Dhënia e aksesit kompanive të huaja për punë të pavarur në shelfet e Rusisë nuk parashikohet. Ato mund të marrin pjesë si partnere, por jo si pronare të licencës, njoftoi Zëvendëskryeministri rus Arkadi Dvorkoviç.

Arkadi Dvorkoviç shtoi se në përgjithësi debati mbi lejimin e investitorëve privatë për të shfrytëzuar shelfet ruse përfundoi. "Ne ramë dakord që lojtaret kryesore të jenë kompanitë shtetërore, por do të vazhdojnë të përpunohen propozimet në lidhje me faktin se në cilat raste mund të punojnë në shelf kompanitë private", - tha Zëvendëskryeministri rus.