0Në orën 11.30 personat e parë të Amerikës u dukën në skenën e ndërtuar posaçërisht në portikun Perëndimor të Kongresit. Fillimisht Joe Biden, kurse më pas edhe vetë Obama bënë betimin.

Momenti kryesor dhe më i shumëpritur i ceremonisë u bë fjalimi i Presidentit mbi pikësynimet e katër viteve të ardhshme. Obama foli në mënyrë shumë emocionale. Temat kryesore të fjalimit të tij ishin reforma e emigracionit, reduktimi i deficitit të buxhetit, kufizimi i qarkullimit të armëve në treg dhe të drejtat e minoriteteve seksuale. Por mesazhi kryesor i artikuluar nga Obama ishte i tillë: vendi do të mund të përballojë problemet ekzistuese dhe të arrijë pikësynimet e shtruara para vetes vetëm me radhë të shtrënguara:

- Ne duhet të perceptojmë qartë se kohët tashmë kanë ndryshuar dhe se duhet të ndryshojmë edhe ne vetë. Koha e re kërkon përgjigje të reja ndaj sfidave e rreziqeve të reja. Lufta për lirinë dhe vlerave tona kërkon unitetin e kombit. Amerikanët nuk duhet t’i bëjnë ballë të vetëm sfidave globale. Një njeri i vetëm nuk mund të përgatisë mësues për të gjithë fëmijët tanë, nuk mund të ndërtojë rrugë, të krijojë laboratore dhe vende të reja pune. Tani, më fort se kurrë, ne duhet të bashkohemi si një komb, si një e tërë e pandarë.

Në ceremoninë e inaugurimit çdo pikë e programit është simbolike. Ceremonia u hap nga aktivistja me ngjyrë e drejtave të njeriut Myrlie Evers-Williams, poezia u deklamua nga emigranti me origjinë kubane Richard Blanco, prej rajoneve që e pësuan keq nga uragani Sandy u ftua një kor. Kurse interpretimin e himnit ia besuan pop Divas - Beyoncé.

Mbas inaugurimit Barack Obama u nis për në darkën solemne me anëtarët e Kongresit, ku ai mori dhurata nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve. Pas kësaj ai shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të pranuar paradën në Pennsylvania Avenue. Gjatë rrugës Presidenti me bashkëshorten dolën dy herë nga limuzina për të shëtitur pak dhe për të përshëndetur bashkëqytetarët.

Gazetarët, meqë ra fjala, po diskutojnë aktivisht veshjen e Zonjës së Parë të Amerikës. Në mëngjes Michelle Obama u duk e veshur me një pallto të errët elegante, fustan gri dhe këpucë të zeza. Siç arritën të zbulojnë gazetarët, për stilin e veshjes së saj ishte përgjegjës amerikani Tom Brown. Kurse në mbrëmje - në ballot e organizuara me rastin e inaugurimit - bashkëshortja e Presidentit erdhi e veshur me një fustan luksoz ngjyrë alle prej shifoni. Ai u krijua nga stilisti Jason Wu. Kurse Obama ishte i veshur me një smoking të rreptë, shumë elegant, me papion të bardhë.

0Edhe një tjetër vëzhgim interesant - vajza e vogël e Barack Obamës - Sasha Obama - herë dukej fort e mërzitur, e herë nuk e zinte vendi vend. E madhja - Amalia Obama - dukej fare qartë se kishte shumë dëshirë të kërcente. Vërtet, të mishërojnë në jetë ëndërrat e veta vajzat nuk patën mundësi. Në ballot e mbrëmjes prindërit nuk i morën ato me vete. Janë ende të vogla për zbavitje të tilla.