Një qytetar kanadez, gjatë kohës së zhvillimit të procesit gjyqësor në lidhje me akuzën e ngritur kundër tij për armëmbajtje pa leje, qëlloi me armë zjarri në sallën e gjyqit paditësin dhe avokatin e tij.

Incidenti ndodhi në qytetin e Cebu, në rajonin qëndror të Filipineve. I pandehuri John Poupa mundi të hyjë në sallën e gjyqit me një pistoletë të fshehur, nga e cila ai gjatë seancës gjyqësore hapi zjarr mbi kundërshtarin e tij. Paditësi e akuzoi John Poupa se ai e pat kërcënuar atë me armë zjarri.

Si rezultat i të shtënave u plagos edhe prokurori shtetëror. Ndërkohë që vetë keqbërësin e qëlloi për vdekje policia.