"Argenis Chavez mohon informacionin e përhapur nga Agjencia informative e SHBA-së “Associated Press”, sipas të cilit ai kinse ka thënë se vëllai i tij - Presidenti i Republikës së Venezuelës Hugo Chavez - do të kthehet në vend ditët e ardhshme", - njoftohet në faqen e Internetit të Korporatës elektroenergjitike kombëtare “Corpoelec”, të udhëhequr nga vëllai i Presidentit .

Sipas fjalëve të vëllait të Hugo Chavez, “vendimi për kthimin në vend të Kryetarit të shtetit është vetëm në duart e personelit mjekësor që po merret me kurimin e tij".

Hugo Chavez nuk është shfaqur në publik që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, kur në një spital në Kubë ai iu nënshtrua operacionit tashmë të katërt për heqjen e një tumori kanceroz.