Autoritetet e Filipineve vendosën të hedhin në gjyq Kinën për çështjen e ishujve të diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore. Kjo deklaratë u bë nga Ministri i Punëve të Jashtme Albert del Rosario.

Sipas fjalëve të del Rosario, autoritetet filipinase i kanë shteruar të gjitha mjetet e mundshme të negociatave paqësore. Tani ata shpresojnë të zgjidhin mosmarrëveshjen nëpërmjet Gjykatës së Arbitrazhit të OKB-së, vendimi i së cilës do të miratohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Objekt i mosmarrëveshjes mes Kinës dhe Filipineve janë ishujt Scarborough si dhe arkipelagu Spratly, i cili besohet të jetë i pasur me naftë dhe gaz.