Zëvendëskryeministri i Rusisë Arkadi Dvorkoviç, përgjegjës për kompleksin energjetik në qeveri, është i mendimit se rritja e eksportit të burimeve energjetike ruse në Lindje, në rajonin e Azi-Paqësorit, nuk do të dëmtojë në kurrfarë mënyre Europën.

"Lindja potencialisht për ne tashmë përbën një treg të mirë, eksportet në këtë destinacion do të rriten, por jo në dëm të plotësimit të kërkesës së Europës", - tha ai në një konferencë shtypi.