Ish-Kryeministri i Rusisë, Eugjeni Primakov, në një emision në Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" u shpreh si vijon: "Evropa po demonstron qartë se pa struktura mbikombëtare nuk mund të ketë integrim. Tani që gjërat po shkojnë vërtet keq në zonën e euros dhe BE-së, në përgjithësi, unë nuk mendoj megjithatë se kjo do të çojë në fundin e këtyre dy organizatave, ato do të vazhdojnë të ekzistojnë. Gjithsesi, ato do t’u mbijetojnë krizave të rënda aktuale. Tani po lind nevoja për krijimin e strukturave supranacionale, të cilave do t'u transferohet një pjesë e sovranitetit".