Eugjeni Primakov, ish-Kryeministri i Rusisë gjatë viteve 1998-99, vuri në dukje dje në një emision të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", se në vend është krijuar një situatë e re, e cila kërkon qasje të reja.

"Unë mendoj se para nesh tani qëndron dilema: ose të forcojmë në kushtet e reja stabilitetin në shtet, ose mund të përballemi me disa elemente të destabilizimit. Me qëllim që këto të fundit të mos ekzistojnë, kushti më i rëndësishëm është që vendimet e marra nga lart të bazohen në mbështetjen e gjerë të popullit, në diskutimin në nivel ekspertësh. Për më tepër fjalë bëhet jo vetëm për masat e gjera të popullit, por edhe për pjesën krijuese të shoqërisë, e cila mund të përbëjë madje dhe pakicën", - deklaroi Eugjeni Primakov.