Ish-Kryeministri i Rusisë, Eugjeni Primakov, deklaroi në një emision të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", se Rusia nuk kërkon largimin e menjëhershëm të Bashar Al-Assad, sepse ne mendojmë se ky është një hap i gabuar.

"Duhet të vendosë vetë populli sirian se kush duhet të jetë në krye të pushtetit. Ne duam që populli sirian ta zgjidhë këtë çështje dhe që të mos ketë asnjë ndërhyrje nga jashtë si faktor kryesor për zgjidhjen e situatës", - tha Eugjeni Primakov.