Televizioni shtetëror “Eritrean” rifilloi transmetimin pasi rreth 200 ushtarë rebelë zaptuan Ministrinë e Informacionit, duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë dhe respektimin e Kushtetutës.

Në kryeqytetin e vendit, Asmara, vazhdon të ruhet një situatë e qetë, diplomatët të cilët ndodhen atje deklarojnë se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Qeveria e Eritresë deri më tani nuk e ka komentuar ngjarjen e ndodhur.