Për realizimin e projektit të centralit bërthamor "Belene" do të duheshin më shumë se 10 miliardë euro, njoftoi Ministri i Ekonomisë së Bullgarisë, Delyan Dobrev.

Fondet e caktuara për këtë qëllim nga qeveria bullgare duhet të përbënin 51% të shumës, ose rreth 5.5 miliardë euro. Sipas mendimit të Delyan Dobrev, njerëzit duhet ta dinë se sa kushton ky projekt, sepse këto të ardhura mund të shkojnë për rritjen e pensioneve dhe përfitimeve të tjera sociale.

Ministri iu shmang përgjigjes në lidhje me pyetjen, përse pas përcaktimit të kostos nga kompania ruse "Rosatom" me vlerë prej 6.4 miliardë euro në vitin 2010 ndërtimi nuk filloi.

Në vitin 2012 qeveria bullgare mori vendimin të tërhiqet nga realizimi i projektit të elektrostacionit atomik "Belene". Opozita filloi fushatën për zhvillimin e një referendumi në lidhje me këtë çështje. Ai do të mbahet më 27 janar.