Aeroplani i parë i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë (MSJ) fluturoi nga Moska për në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, për të sjellë në atdhe rusët që dëshirojnë të largohen nga Siria fqinje.

Sot në Bejrut do të dërgohen dy avionë - “Jak-42” dhe “IL-76”, të cilët do të marrin rreth 100 persona.

Nuk dihet saktësisht se sa qytetarë rusë ndodhen në territorin e Sirisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, në regjistrin konsullor numërohen 5300 vetë. Përveç kësaj, në Siri ndodhen edhe qytetarë rusë, të cilët nuk janë të regjistruar në shërbimin konsullor. Midis tyre, në veçanti, familjet e sirianëve të cilët kanë nënshtetësi ruse.