Gjatë hetimit të ndërmarrë prej gazetarëve të BBC-së u zbulua se zyrtarët e korruptuar tajlandezë u kanë shitur trafikantëve të qenieve njerëzore refugjatët myslimanë nga Birmania, që i përkisnin popullit Rohingya.

Në një nga rastet, siç tregoi një burim i afërt me pjesëmarrësit e aferës kriminale, 73 refugjatë-rohingya u kapën dhe u ngarkuan në kamionë "për deportim nga vendi", por në fakt iu dorëzuan trafikantëve të qenieve njerëzore.

Një tjetër viktimë u tregoi gazetarëve se policët e shitën atë te kriminelët, të cilët më pas e mbajtën të mbyllur vajzën për tre muaj duke i kërkuar asaj shpërblesë për lirim.

0Qeveria e Tajlandës premtoi të fillojë hetimin e fakteve të trafikimit të refugjatëve - përfaqësues të popullit Rohingya.