Në Eritrea ka patur një tentativë për kryerjen e një grushti shteti. Puçistët shtinë në dorë Ministrinë e Informacionit dhe zyrat e televizionit shtetëror në kryeqytetin Asmara.

Trupat besnike të qeverisë rrethuan ndërtesën e ministrisë, ku ndodhen rreth 200 persona të dyshuar si kryengritës. Në afërsi të godinës janë vendosur tanket. Deri më tani në vendngjarje nuk ka patur konfrontim të armatosur.

Eritrea shpalli pavarësinë nga Etiopia në vitin 1993, pas një konflikti të armatosur që zgjati për vite me radhë, i cili shpërtheu për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën në mes të krishterëve dhe myslimanëve.