Presidenti i Rusisë Vladimir Putin urdhëroi Shërbimin Federal të Sigurimit (SHFS) të krijojë sistemin për zbulimin, parandalimin dhe likujdimin e pasojave të sulmeve kibernetike ndaj burimeve ruse të informacionit. Dekreti përkatës i Presidentit u publikua në portalin zyrtar të Internetit të informacionit ligjor.

Supozohet se ky sistem i kontrolluar nga SHFS do merret gjithashtu me parashikimin e situatës në fushën e garantimit të sigurisë së informacionit në Rusi dhe sigurimin e "ndërveprimit të zotëruesve të burimeve të informacionit dhe operatorëve të komunikimit" për parandalimin dhe likujdimin e pasojave të sulmeve kibernetike.

0Në sistem do të programohet gjithashtu edhe funksioni i evidentimit të shkaqeve të incidenteve kompjuterike.