Prishtina dhe Beogradi për herë të parë në histori do të mbajnë një takim të nivelit të lartë. Negociatat mes presidentëve të Serbisë, Tomislav Nikoliç, dhe Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, janë planifikuar të zhvillohen në periudhën fundi i shkurtit - fillimi i muajit mars të këtij viti, njoftoi sot Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Ramush Tahiri.

Shërbimi për shtyp i Nikoliç theksoi se "Presidenti është i gatshëm të takohet me lideren e Kosovës, çka e ka deklaruar disa herë në të kaluarën". Në të njëjtën kohë, informacioni që data e takimit tashmë është përcaktuar as nuk u konfirmua, por as nuk u mohua.