Gjatë kohës së lëvizjes së një treni udhëtarësh me itinerar Moskë-Nerjungri (Siberi) nga një vagon ra një prej pasagjerëve. Banori 42-vjeçar i Bratskut u ndodh në shinat e trenit në tajgë, në një të ftohtë prej - 40 gradë Celsius, por nuk u humbi torruan dhe vrapoi pas trenit.

0Nga fjalët e pasagjerit dihet se ai doli në platformën e mbyllur të vagonit të fundit për të pirë një cigare dhe kur u kthye mbrapsht ngatërroi dyert dhe ra në shinat e trenit, ndërsa ky i fundit vazhdonte lëvizjen. Njeriu, i veshur vetëm me një bluzë, tuta sporti dhe pantofla, vrapoi pas trenit 7 kilometra. Ai arriti deri në stacionin "Richard Zorge", ku burrit iu dha ndihma e nevojshme.