Në Brazil, në qytetin e Campo Grande, mjekët janë duke luftuar intensivisht me epideminë e etheve tropikale. Më shumë se 7 mijë banorë janë infektuar me ethet tropikale që nga fillimi i muajit. Çdo ditë diagnostikohen rreth 600 raste të reja të prekjes së njerëzve nga kjo sëmundje.

Qyteti i Campo Grande shtrihet në jug të vendit. Në qytet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në këtë zonë që prej disa ditësh vazhdojnë të bien pa rreshtur reshje shiu, të cilat çojnë në rritjen e numrit të mushkonjave që janë përcjellëset kryesore të sëmundjes.