Kanali televiziv amerikan HBO (Home Box Office) fitoi të drejtën për shfaqjen e filmit “Pussy Riot: A Punk Prayer” të xhiruar nga regjisorët Mike Lerner dhe Maksim Pozdorovkin. Premiera e filmit dokumentar do të shfaqet më 18 janar të vitit 2013 në Festivalin amerikan të Filmit të Pavarur “Sundance”.

Mike Lerner u shpreh se filmi përfaqëson në vetvete një dramë klasike gjyqësore dhe është bazuar në regjistrimet e transmetimeve nga salla e gjyqit, në një seri intervistash dhe video të tjera. Maksim Pozdorovkin premtoi të tregojë në film “betejën midis dy Rusive".

0Gjigandi kabllor HBO i përket kompanisë “Time Warner”. Kanali është i njohur kryesisht për serialet e veta, midis të cilave - "Sex and the City", "The Sopranos", "Game of Thrones" dhe "Six Feet Under".