0Organizatorët e turneut vjetor shpresojnë shumë se së shpejti garat e sajave të mbrehura me qen do të bëhen një disiplinë sportive olimpike.

Konkursi ndërkombëtar i garave me saja të mbrehura me qen "Nëpër tokën e Sampo" këtë vit për herë të parë u zhvillua në statusin e Kampionatit Botëror. Garuesit më të fortë me qentë e tyre - Husky, Alaskan Malamute dhe metisë - konkurruan për dy ditë me radhë në një distancë prej më shumë se dyzet kilometra. Rusët kanë fituar çmime në disiplinën Skijoring, kur skiatori garues tërhiqet nga një ose dy qen. Sergei Bespallov nga rajoni i Leningradit mbërriti i pari në finish me një çift qensh, kurse moskoviti Andrei Mihejev i la pas të gjithë rivalët e vet në garën individuale me një qen.

Më spektakolare ishin garat me slita të tërhequra nga gjashtë dhe tetë qen. Pikërisht në to dhe u përcaktua lideri absolut i etapës kareliane të Kupës së Botës. Çeku Paul Pfeiffer, i cili merret me këtë lloj sporti që prej 27 vjetësh, së bashku me qentë e tij ka vendosur kohën më të mirë të turneut. I dyti në garën me slita të tërhequra nga tetë qen mbërriti Aleksandër Stoljarov nga Karelia - sepse në distancën e dytë dy qen u lodhën dhe ata u detyruan t’i sjellin deri në vijën e finishit me slita.

Çdo vit këto gara mbledhin disa mijëra spektatorë, thotë organizatori i garës "Nëpër tokën e Sampo", Viktor Simonov:

- Në fillim të turneut temperatura ishte -19 gradë, kuse më pas u ngroh disi dhe arriti deri në -14. Moti ishte i mirë, me diell. Kishte shumë njerëz: në ditën e parë erdhën pothuajse 4000 spektatorë. Vendin e parë e zuri çeku Paul Pfeiffer. Për dy ditë ai e përshkoi distancën prej 85 kilometrash në më pak se katër orë. Kjo është një shpejtësi shumë e madhe. Për më tepër se udhën ne e bëmë të vështirë: në të kishte edhe zona të lëvizjes së shpejtë, edhe zona tejet të komplikuara në planin teknik, ku është e pamundur të merret një shpejtësi e madhe.

0Federata Ndërkombëtare e Sporteve synon të arrijë statusin olimpik për garat e sajave të mbrehura me qen që në fillim të vitit 2022. Dhe kjo nuk është thjesht një traditë e bukur, por një sport serioz. Për pjesëmarrje në garat në Karelia vijnë jo vetëm banorët e Veriu: këtë herë në të janë përfshirë më shumë 50 garues nga Rusia, Republika Çeke, Lituania dhe vende të tjera. Fituesit e garave në Karelia do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror. Këtë vit ai do të mbahet në Alaskë.