Qeveria siriane filloi të thirrjen nën armë të femrave, njofton kanali televiziv “Al-Arabia”. Ato do të shërbejnë në postblloqe dhe do të kryejnë kontrollin e grave me shami islamike në kokë.

Banorët e qytetit Homs iu ankuan korrespondentit të kanalit televiziv: "Vetëm pamja e këtyre grave të frikëson. Ato sillen si kafshë grabitqare dhe poshtërojë çdo person që kalon nëpër postbllok, sikur ai të ishte një çifut në kamp përqendrimi".

0Rekrutimi i grave në forcat e sigurisë ringjalli kujtimet e pakëndshme të lidhura me ngjarjet e një të kaluareje 30 vjeçare. Atëherë xhaxhai i Presidentit aktual Bashar Al-Assad gjithashtu rekrutoi femrat në të ashtuquajturët "Batalione të mbrojtjes". Ato i përdorën për vrasje, tortura dhe frikësim të popullsisë në zonat që mbështetën kryengritjen islamike.