0Në SHBA interesi ndaj prodhimeve të mjeshtrave rusë të armëve rezulton në rritje. Këtë tendencë e demonstroi më së miri ekspozita e madhe e armëve sportive dhe të gjuetisë “Shot Show 2013” që sapo përfundoi në Las Vegas. Ajo paraqet në vetvete një aktivitet të mbyllur komercial për profesionistët, të cilët kanë të bëjnë me qitjen sportive dhe gjuetinë. Ekspozita e "Izhmash-it" këtë vit ka qenë një nga më të vizituarat. Një vit më parë kompania ruse nënshkroi kontratën për furnizimin e armëve gjysmë-automatike të modelit "Saiga-12" në njësitë policore të SHBA-së, tregon Përfaqësuesja zyrtare e Bashkimit prodhues shkencor "Izhmash", Elena Fillatova:

- “Saiga-12 " është një armë me tytë të lëmuar, po aq e sigurtë, e besueshme dhe efektive si automatiku “Kallashnikov”. Dhe, duhet thënë, se ajo është tepër efektive për hapje zjarri me municione nga më të ndryshmet - me saçme, shrapnel (saçme të mëdha) dhe plumba paralajmërues për ndalimin e veprimeve. Pikërisht për këtë arsye "Saiga -12" është një armë kaq e popullarizuar në mesin e forcave të sigurisë dhe atyre të ruajtjes së rendit.

Suksesi i "Saiga-12", në shumë gjëra, shpjegohet me faktin se ajo është projektuar në bazë të automatikut të famshëm “Kallashnikov”. Por përparësia kryesore e kësaj arme, në krahasim me homologet e huaja të saj, konsiston në diçka tjetër, vuri në dukje specialisti në fushën e historisë së armëve të lehta Maksim Popenker:

- Avantazhi kryesor i "Saiga-12" është prezenca në të e kutisë së ndërrimit të marsheve të karikatorit, që lejon rimbushjen e shpejtë të tij. Shumica e armëve të policisë në SHBA dhe vende te tjera kanë karikatorë në të cilët futet nga një fishek. Ato mund të mbushen shpejt, por kjo kërkon teknikë e aftësi të caktuara që duhen praktikuar për një kohë të gjatë.

Aktualisht në "Izhmash" po finalizohet zhvillimi i dy pushkëve të kalibrit të vogël për SHBA-në, konstruktimi i të cilave është bazuar në pushkët sportive të modelit "SM-2" dhe "Biatlon". Në ekspozitën e ardhshme të vitit 2014 ato do të paraqiten për publikun e gjerë. Në Shtetet e Bashkuara furnizohet më shumë se 80% e totalit të armëve civile të prodhuara për eksport, tha Elena Fillatova:

- Përsa i përket interesit tonë pikërisht ndaj tregut të SHBA-së, duhet thënë, se ky vend është tregu më i madh në botë për armët sportive dhe ato të gjuetisë. Prandaj ne synojmë të forcojmë dhe të zgjerojmë praninë tonë në të.

0Kompania ruse planifikon të fillojë në vitin 2013 shitjet edhe të rreth dhjetë modeleve të reja të armëve të lehta. Sot prodhimet e "Izhmash" eksportohen në gati 30 vende, duke përfshirë Australinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Norvegjinë, SHBA-në, Tajlandën.