Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, u sulmua një komisariat i policisë rrugore. Në këtë sulm u përfshinë disa terroristë vetëvrasës (kamikaze) si dhe militantë të armatosur me pushkë automatike.

Sipas të dhënave të policisë, në agim një nga terroristët kamikaze hodhi veten në erë në hyrjen kryesore të ndërtesës, ndërsa të tjerët, me rripa me eksploziv të ngjeshur pas brezit hynë brenda duke përfituar nga kaosi. Deri më tani nuk ka informacione për viktima. Përgjegjësinë për sulmin terrorist e morrën mbi vete talebanët.