Në vendet europiane janë anulluar mijëra fluturime dhe udhëtime me tren për shkak të borës së dendur dhe stuhive.

Aeroportet më të mëdha të Europës - aeroporti i Londrës Heathrow, 2 aeroportet e Parisit, Charles de Gaulle dhe Orly, si dhe aeroporti i Frankfurt-am-Main në Gjermani - janë detyruar të anullojnë qindra fluturime për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar në një numër të madh autostradash dhe në qytete të ndryshme. Në Britani janë mbyllur shkollat. Reshjet e dendura të dëborës në Europë po vazhdojnë, çka e vështirëson akoma më shumë situatën edhe kështu fort të komplikuar me transportin.