Ndalimi i pirjes së duhanit në vendet publike në Angli çoi në një reduktim të ndjeshëm të rasteve të sëmundjes së astmës tek fëmijët. Këto janë rezultatet e studimit të shkencëtarëve të Imperial College në Londër.

Nëse para ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike çdo vit numri i fëmijëve të sëmurë me astmë rritej me 2%, në vitin e parë pas ndalimit numri i rasteve të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje ka rënë me 12%.

Komuniteti britanik për luftën kundër astmës i quajti këto të dhëna shumë shpresëdhënëse.