Rajonet qendrore të Rusisë u përfshinë nga një ciklon i fuqishëm. Reshjet e dëborës filluan ditën e dielë dhe vazhduan gjatë gjithë natës së kaluar. Pirgjet e dëborës të krijuara në mëngjes komplikuan seriozisht lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në Moskë u krijuan bllokime të mëdha trafiku në rrugët automobilistike. Shumë qytetarë vendosën të përdorin metronë për të shkuar në punë. Por aty ata i priste shtypja, një mizëri njerëzish shtynin njëri tjetrin për të hipur në tren.

0Në luftën kundër stuhisë së dëborës në kryeqytetin rus janë hedhur rreth 16 mijë njësi të teknikës për pastrimin e borës. Moti i keq nuk ndikoi në punën e aeroporteve të Moskës, ata funksionojnë në regjim normal.