Trupat ushtarake të Koresë së Jugut zhvilluan sot në qendër të Seulit disa manovra të pazakonshme sipas skenarit të një ngjarje reale të ndodhur 45 vjet më parë.

Më 21 janar të vitit 1968 një grup i forcave speciale koreanoveriore, i përbërë prej më shumë se 30 personash, u përpoq të depërtonte në banesën e Presidentit Park Chung-Hee për ta vrarë atë. Sulmuesit u ndalën 800 metra larg banesës së Presidentit të Koresë së Jugut.

Manovrat e tanishme, në të cilat u përfshinë më shumë se tre mijë persona, u zhvilluan sipas një skenari të ngjashëm. U përpunuan veprimet e përbashkëta të ushtrisë dhe policisë për ndalimin e veprimeve armiqësore të diversantëve dhe kapjen e tyre.

0Park Chung-Hee ishte babai i Park Geun-Hye, i zgjedhur në postin e Kryetarit të shtetit në dhjetor të vitit të kaluar.