Avioni me anëtarët e ekipit kombëtar rus të patinazhit artistik në akull, i cili u nis nga Moska për në Zagreb, u ul në aeroportin e Budapestit për shkak të motit të keq. Siç raporton korrespondenti i "Zërit të Rusisë", për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nuk është ende e qartë se në ç'mënyrë do të udhëtojnë sportistët rusë për në kryeqytetin e Kroacisë për pjesëmarrje në Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet nga 23-27 janar.