Kreu i grupit "Të nënshkruarit me gjak" Mokhtar Belmokhtar më 21 janar u shfaq në një video-mesazh, në të cilin ai deklaroi se të gjithë "kryqmbajtësit", të përfshirë në operacionin kundër islamistëve në Mali, përbëjnë një objektiv legjitim për t’u sulmuar nga përkrahësit e tij.

Sipas fjalëve të tij, sulmet ndaj shtetasve të vendeve pjesëmarrëse në këtë operacion do të vazhdojnë për aq kohë sa do të vazhdojë ndërhyrja e vendeve të huaja.

Përveç kësaj, Belmokhtar propozoi nisjen e negociatave për zgjidhjen paqësore të konfliktit. Sipas fjalëve të tij, islamistët me pengmarrjen në Algjeri "hapën dyert për negociata" me qeverinë vendase dhe shtetet e Perëndimit, por autoritetet algjeriane nuk e vlerësuan nismën e paqes.