Është gjetur inçizimi i këngës «A world without love» të kënduar nga autori i saj - Paul McCartney, njofton revista Rolling Stone. Inçizimi i këngës u gjet në arkivin e Peter Asher, një anëtar i duetit Peter & Gordon së bashku me Gordon Waller.

McCartney e shkroi tekstin e këngës «A world without love» në vitin 1964, kur shoqërohej me të motrën e Peter Asher dhe jetonte me ta nën një çati. Kënga nuk i pëlqeu John Lennon-it dhe prandaj nuk u përfshi në repertorin e The Beatles. McCartney e këndoi atë në prani të Asher, i cili e inçizoi në kushte shtëpie. Më parë ishte menduar se regjistrimi i këngës së kënduar nga McCartney nuk ekzistonte.

Pak kohë më pas Peter Asher filloi të këndonte në duet me Gordon Waller dhe i kërkoi McCartney-it t'ua jepte atyre këngën. «A world without love» ishte kënga debutuese e Peter dhe Gordon, e cila kryesoi hit-paradat muzikore në SHBA dhe Britaninë e Madhe.