Ministria e Mbrojtjes e Rusisë përgatiti detyrën teknike për zhvillimin e helikopterit “Mi-8” me një kompleks të ri navigacioni dhe sulmi për forcat ruse të destinacionit të posaçëm. Vënia në prodhim serik e helikopterit planifikohet të fillojë në vitin 2013.

0Si bazë për konstruksionin e helikopterit të ri sulmues u morr helikopteri ushtarak i transportit “Mi-8AMTSH”, i cili do të pajiset me një stacion vrojtues kërkimi me diapazon të gjerë me kanale termo dhe televizive si dhe me radar për fluturime në zona me reliev të thyer. Helikopteri do të pajiset me një sistem navigacioni të bazuar në GLONASS dhe me një projektor “TSL-1600” të diapazonit infra të kuq me ndiçim për objektet e vëzhgimit të natës, i projektuar për ndriçimin e fushës së betejës dhe hapësirës ajrore në kushte të këqija meteorologjike. Helikopteri do të armatoset me raketa të pakomandueshme dhe mitrolozë. Me sa duket, forcat speciale do të marrin jo më shumë se 10-15 helikopterë të tillë.