Një mekanizëm shpërthyes artizanal u gjet të hënën në mëngjes para zyrës së Agjencisë së pasurive të patundshme në fshatin Gareoult në jug të Francës. Në vendin e ngjarjes mbërritën xhenierët.

0Një burim i afërt me hetimin deklaroi se në fasadën e ndërtesës hetuesit zbuluan mbishkrimin "FNLP", por nuk mundi të shpjegojë megjithatë domethënien e këtyre gërmave. Duke pasur parasysh faktin se pas ndërhyrjes ushtarake franceze në Mali më 12 janar në Francë është rritur kërcënimi terrorist, në hetimin e incidentit u përfshinë hetuesit e njësisë së antiterrorit të kryeqytetit.