0Fluturimi i parë i “Orion” është planifikuar për vitin 2017, kur anija në regjimin pa pilot duhet të arrijë deri në Hënë. Kurse fluturimi i dytë është menduar të realizohet me pjesëmarrjen e njerëzve. Ai duhet të kryhet në vitin 2021.

ATV është përdorur për të furnizuar dhe mbështetur punën e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) që nga viti 2008. Gjatë kësaj kohe tre anije transportuese ATV kanë vizituar Stacionin, kurse tani është duke u përgatitur për fluturim e katërta, e quajtur "Albert Einstein". Pas fluturimit të ATV-së së pestë në vitin 2014 programi planifikohet të përfundojë. Përveç ATV, NASA është duke zhvilluar anijen “Orion” së bashku me raketëmbajtësen e re për të SLS. Kjo lidhje destinohet t’i sigurojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës rikthimin aktiv në kozmonautikën e pilotuar pas përfundimit të epokës së "shuttle".

Përsa i përket programit të ardhshëm të pranisë së njeriut në hapësirën kozmike, ai mbetet ende i paqartë. Pak a shumë është përcaktuar ekspedita e parë (Exploration Mission 1 ose EM-1): anija kozmike “Orion” pa pilot më 17 dhjetor të vitit 2017 do të niset për në Hënë. Kurse “Orion” i dytë mund të startojë drejt Hënës në vitin 2021 me një ekuipazh prej katër (ose më pak) personash në bord. Pritet që ekuipazhi të kalojnë tri apo katër ditë në orbitën përreth Hënore.

Bashkimi i Europës me programin e drejtuar (pilotuar) të SHBA-së mund të thotë, se gjatë avancimit të punës në këtë drejtim do të fillojnë edhe negociatat për përfshirjen e pjesëmarrësit Evropian në ekuipazhin e ardhshëm të misionit të parë të pilotuar (me njerëz). Meqenëse tani puna e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN ose ISS) është e garantuar vetëm deri në vitin 2020, kjo zgjidhje ofron një lloj "tranzicioni të butë" nga një tip i ekspeditave të pilotuara tek misione të tjetra.

Pretendimi kryesor, që shprehet në adresë të programit të anijes “Orion”, konsiston në mungesën e qëllimit të qartë të realizimit të këtyre misioneve. Me sa duket, gjithçka që bëhet në hapësirën e pilotuar kozmike duhet ta çojë njeriun në Mars. Por ndonjë plan të përcaktuar qartë për të arritur deri në Planetin e Kuq nuk ka ende. Edhe një tjetër ide - shfrytëzimi i anijes “Orion” për fluturimin e pilotuar në asteroid. Detyra është tejet ambicioze dhe mjaft interesante, por jo unanimisht e pranueshme.

0Tani përsa i përket Rusisë. Programi i bërë publik kohët e fundit i aktiviteteve kozmike të Rusisë deri në vitin 2020 e përcakton kozmonautikën e pilotuar si prioritetin e tretë (pas zhvillimit të sferës së shërbimeve hapësinore dhe shkencës kozmike), meqenëse deri në atë kohë ajo do të bazohet kryesisht në punën në SKN (ISS). Por në tekstin e programit figuron edhe përmendja e faktit, se në shtatë vitet e ardhshme do të duhet të krijohet një bazë e mirë hulumtimesh tekniko-shkencore për fluturimet e mëtejshme të njeriut në kozmosin e largët, në radhë të parë, fluturimin e radhës në Hënë. Fluturimet në planetet e tjera tani për tani mbeten një investim mjaft afatgjatë.