Themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, kryesoi një grup kompanish amerikane, të cilat do të investojnë një miliard dollarë në kompaninë egjiptiane “OCI NV”. Ky do të jetë investimi më i madh privat në ekonominë e Egjiptit pas revolucionit të shkurtit të vitit 2011.

“OCI NV” është trashëgimtare e kompanisë më të madhe egjiptiane në sferën e infrastrukturës “Orascom Instructions Industries”. Ish Kreu i “Orascom Instructions Industries”, oligarku egjiptian Nassef Sawiris, e komentoi këtë vendim kështu: "Ky transaksion demonstron shkallën e orekseve të investitorëve të huaj të gatshëm për të investuar në Egjipt. Investitorët me përvojë ndjejnë se evolucioni demokratik do të sjellë efekt pozitiv afatgjatë".

0Në pritje të efektit pozitiv Nassef Sawiris e zhvendosi rezidencën e vet nga Kajro në Amsterdam.