Qytetarët e Austrisë në një referendum vendosën të mos e anulojnë mobilizimin e detyrueshëm ushtarak në vend. "Pro" ruajtjes së shërbimit të rekrutimit votuan 60% e qytetarëve të vendit, të cilët u përfshinë në referendum.

Debatet mbi të ardhmen e ushtrisë në Austri po vazhdojnë për rreth dy vjet dhe janë bërë subjekt i mosmarrëveshjeve midis të dy partive më të mëdha parlamentare - Partisë Social-Demokrate dhe Partisë Popullore të Austrisë.

Social-demokratët sugjerojnë se një ushtri profesionale është më efikase, ndërsa Partia Popullore mbron idenë e ruajtjes së neutralitetit, e cila, siç pohon ajo, do të ndodhet nën rrezik kërcënues.

0Rekrutët austriakë që kanë arritur moshën 18 vjeçare gëzojnë të drejtën e zgjedhjes: ose të kryejnë shërbimin në ushtri për gjashtë muaj, ose të punojnë nëntë muaj në spitale, shtëpi pleqsh, në shërbimet e ndihmës së shpejtë, në shërbimet e shpëtimit apo të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara.