Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Malit të Zi në Rusi, Zoran Jocovic, në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" tha: "Bashkëpunimi ekonomik dhe marrëdhëniet ekonomike përbëjnë një aspekt shumë të rëndësishëm të marrëdhënieve ruso-malazeze. Ne jemi shumë të lumtur nga mënyra se si po ecën ky proces aktualisht. Unë dua të përmend një kompani të rëndësishme - "Lukoil", e cila operon në Mal të Zi që nga viti 2006 dhe punon në një nivel të lartë dhe me të nuk ka patur asnjë problem. E rëndësishme është që në Mal të Zi ekzistojnë të gjitha kushtet për investime të reja".