Një grup pune i Akademisë së Shkencave të Rusisë përgatiti një projekt masash për mbrojtjen e ekonomisë ruse nga kërcënimi financiar nga ana e vendeve perëndimore. Për këtë shkruan revista “Forbes”, e cila arriti të njihet me dokumentin. Raporti do t'i paraqitet Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, por nuk njoftohet se kur.

Akademikët bëjnë thirrje për të parandaluar blerjen masive të aktivave rusë nga kompanitë e huaja. Për këtë ata propozojnë aplikimin e një takse për transaksionet me valutë të huaj, gjë që do të mundësojë kufizimin e aferave spekulative.

0Më parë, Këshilltari i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Akademiku Sergei Gllazjev e paralajmëroi Kryetarin e shtetit në lidhje me luftën financiare që kanë ndërmarrë kundër Rusisë vendet e zhvilluara. Sipas fjalëve të tij, shtetet më të fuqishme të botës, në veçanti, SHBA-ja, Japonia, Britania e Madhe dhe vendet e BE-së po rrisin nxjerrjen në qarkullim të monedhave me qëllim të blerjes së aktivave reale në Rusi.