Kryengritësit lëshuan një raketë mbi një godinë banimi në zonën qëndrore të qytetit sirian të Aleppo-s. Ka viktima dhe të plagosur, informoi televizioni shtetëror sirian të premten.

Para datës 15 janar terroristët goditën me dy predha ndërtesën e Universitetit të Aleppo-s, duke vrarë më shumë se 80 persona, ndërsa rreth 160 të tjerë u plagosën.

Sipas të dhënave të bashkisë së qytetit, si pasojë e sulmit terrorist u vrarë dhe u plagosën më së shumti studentë dhe qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe janë strehuar përkohësisht në konviktet studentore.