Aeroportet e kryeqytetit të Rusisë, pavarësisht reshjeve të dendura e të vazhdueshme të dëborës të rëna gjatë natës, punojnë normalisht. Të gjitha vonesat e fluturimeve, që patën vend natën e kaluar për shkak të reshjeve të bollshme të dëborës, gradualisht po eliminohen. Po kthehen aeroplanët, të cilët nuk u ulën dot mbrëmjen e kaluar në aeroportin "Vnukovo", njoftuan ditën e premte në shërbimet e kontrollit të trafikut ajror të Moskës. Në aerodrom po punon intesivisht teknika e pastrimit të dëborës dhe të gjithë aeroplanët përpunohen me lëng antifrizë.

Në aeroportin "Domodedovo" deri më tani gjithashtu nuk ka asnjë vonesë në fluturime, për këtë njoftoi Zëdhënësi i aeroportit Eugjeni Konoplev.