Në Shën Petersburg mund të krijohet një filial i Shoqërisë historike ruse, deklaroi Spikeri i Dumës Shtetërore, i cili është gjithashtu edhe Kryetar i saj, Sergei Narrishkin, në një takim të presidiumit të Këshillit të Shoqërisë në Shën Petersburg.

Ai njoftoi gjithashtu se në shkurt planifikohet nxjerrja e përfundimeve të aktivitetit të Shoqërisë për vitin 2012. Në vitin 2013 drejtimi kryesor i punës së saj do të jenë, mbi të gjitha, përvjetorët historikë në mbarë Rusinë: 1150 vjetori i alfabetit sllav, 400 vjetori i dinastisë së Romanovëve, 70 vjetori i Betejës së Stalingradit dhe Kurskut.

Sergei Narrishkin u shpreh gjithashtu se ai shpreson shumë për dixhitalizimin total të arkivit të Shoqërisë. Shoqëria historike ruse ka ekzistuar në Shën Petersburg në periudhën kohore 1866 -1917 dhe u rithemelua në vitin 2012, i cili u deklarua si Viti i Historisë Ruse.