SHBA-të nuk disponojnë të dhëna për përdorimin e armëve kimike nga autoritetet siriane gjatë konfliktit të brendshëm, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, edhe pse ai konfirmoi se në Siri janë prodhuar mbushje për municionet e armëve kimike dhe se ato mund të përdoren në çdo kohë. Për SHBA-të kjo është pika pa kthim, një hap në drejtim të së cilës nuk mund të mbetet pa pasoja. Shefi i Pentagonit për të disatën herë radhazi e paralajmëroi Damaskun për mospërdorimin e predhave me mbushje kimike.

Siç u vu re në intervistën e tij, qeveria amerikane aktualisht po përpiqet brenda mundësive të shmangë konfirmimin e zërave që në Siri mund të jenë përdorur armët kimike.