Rusia ka ndërmend të njihet nga afër me kushtet e jetesës së fëmijëve të Anastasia Zavgorodnaja në qendrën sociale Tammirinne. Kjo u njoftua sot nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse. Ambasada do të përpiqet të marrë autorizimin e Shërbimit social të Finlandës për vizitimin e këtij institucioni nga punonjësi i saj.

Më 16 janar një nëpunës i zyrës konsullore të Ambasadës së Rusisë mori pjesë në takimin e radhës të Zavgorodnajas dhe avokatit të saj me përfaqësuesit e Shërbimit finlandez të kujdesit për fëmijët, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë. Zavgorodnaja shprehu shqetësim në lidhje me kushtet e vështira të jetesës së fëmijëve në qendrën sociale Tammirinne, ku ata jetojnë tani.