0Fitorja e Obamës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 për shumë amerikanë ishte e lidhur me aspiratat për një epokë të re politike të vendit. Me të u lidhën edhe shpresat për përfundimin e luftës në Irak, tërheqjen e trupave nga Afganistani. Por presidenti i zgjedhur rishtas nuk i përmbushi pritjet e tyre. Bile më tepër se kaq, ai shkoi madje më larg se paraardhësi i tij, Xhorxh W. Bush. Me urdhër të Presidentit-republikan njerëzit, të cilët sipas të dhënave të shërbimit të inteligjencës të SHBA-së kërcënonin sigurinë amerikane, janë ngujuar në burgjet sekrete dhe torturuar mizorisht. Demokrati Obama ka gjetur një zgjidhje tjetër: që nga viti 2009 në Lindjen e Mesme avionët pa pilot (drones) kanë vrarë më shumë se 3.000 njerëz.

Obama nuk arriti të jetë konsekuent edhe në programin e shpallur për "riformatimin" e marrëdhënieve amerikano-ruse. Obama nuk qe në gjendje ta ndjekë deri në fund këtë linjë, thotë Eduard Llozanskij:

- E filloi punën e vet Obama me të vërtetë mirë, por aty nga fundi i mandatit të tij presidencial i shumëzoi praktikisht me zero të gjitha arritjet e “riformatimit”.

Në arenën politike Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara duhet gradualisht të distancohet nga ideja e dominimit botëror të SHBA-së dhe të shikojë megjithatë se bota ka ndryshuar shumë. Vazhdimi i politikave të vjetra do të jetë vetëm në dëm të amerikanëve, shprehet me bindje të plotë Eduard Llozanskij:

- Nëse SHBA-ja do të vazhdojë të këmbëngulë se duhet bërë vetëm ashtu siç dëshiron ajo dhe do të ndjekë parimin "ai që nuk është me ne është kundër nesh", nuk do të arrijë dot asgjë. Duhet gjetur medoemos një kompromis.

Një aspekt tjetër: paaftësia e SHBA-së për të punuar në kushte të barabarta me të gjithë partnerët, dëshira për të kërkuar vazhdimisht në mesin e tyre të padëshirueshmit, të përbuzurit. Ndërkohë që ajo duhet të ndërmarrë hapa për tu dalë përpara partnerëve, mendon Llozanskij:

- Mua më duket se këto lojëra gjeopolitike - kur Amerika del fillimisht me Kinën kundër Bashkimit Sovjetik, pastaj Bashkimi Sovjetik dhe Kina kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës - janë tashmë tërësisht të pakuptimta.

Eksperti foli edhe për të ardhmen e programit të mbrojtjes antiraket (MAR). Eduard Llozanskij aq që e vë fare në dyshim se SHBA-ja nuk do të ndalë avancimin e vet në këtë rrugë. Dhe, si rezultat, arrin në konkluzionin vijues: Rusia duhet t’i interesojë amerikanët me qëllim që ata të rishikojnë, ndoshta, pikëpamjet e tyre në lidhje me problemin e mbrojtjes antiraket:

- Alternativa e vetme - në qoftë se Rusia do të ofrojë një program konkret, në të cilin shkëmbimi minimal i informacionit të klasifikuar teknologjik të lejojë arritjen e një hopi të madh, - një hap me të vërtetë i qenësishëm ky në garantimin e sigurisë, në parandalimin e rreziqeve kërcënuese që vijnë prej vendeve të treta, të katërta.

0Megjithatë, shtoi ai, Amerika vetë nuk shprehet e gatshme për të ndërmarrë zbulimin e sekreteve të saj teknologjike. Dhe nuk ka gjasa ta bëjë një gjë të tillë as në të ardhmen. Pra, mund të konkludohet se Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së drejtimit të Barack Obamës, në fakt, do të hyjnë në qorrsokakun gjeopolitik të radhës.