Nivelet e rrezatimit të peshkut që zihet në afërsi të centralit bërthamor me difekt "Fukushima-1", me vendndodhje në brigjet e Japonisë, e kalon 2.500 herë kufirin e lejuar, njoftoi të premten një përfaqësues i kompanisë japoneze Tokyo Electric Power Company.

Sipas fjalëve të tij, në peshkun e zënë në afërsi të centralit bërthamor niveli i ceziumit i tejkalon 254.000 becquerels për 1 kg në krahasim me normën prej 100 Bq/kg. Peshkimi në ujërat e "Fukushima-1" u ndalua pas cunamit të 11 marsit të vitit 2011 në bregdetin verilindor të Japonisë, i cili shkaktoi katastrofën në centralin bërthamor.