Norvegjia do të kryejë hetimin e saj për rrëmbimin e punonjësve të objektit të nxjerrjes së naftës dhe gazit të kompanisë BP (British Petroleum), deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Yespen Barth Eide, duke shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me faktin se autoritetet algjeriane nuk e vunë në dijeni qeverinë norvegjeze paraprakisht mbi fillimin e operacionit të shpëtimit, njoftoi të premten televizioni norvegjez.

Aktualisht Norvegjia është duke bashkëpunuar me autoritetet algjeriane për të marrë autorizimin për dërgimin në Algjeri të një avioni të shërbimit mjekësor.

Pak kohë më parë u lirua më shumë se gjysma e 132 pengjeve të huaja, të mbajtur në robëri nga militantët në Algjeri pranë qytetit të In Amenas.