Në rajonin e Moskës u ndalua shtetasi i një prej vendeve të Azisë Qendrore që po transportonte 53 spirale me heroinë. Gjithsej gjatë operacionit u konfiskuan më shumë se 90 kg heroinë nga Afganistani, njoftoi ditën e premte Drejtori i Shërbimit Federal për kontrollin ndaj qarkullimit të lëndëve narkotik, Viktor Ivanov. Në këtë mënyrë u mbyll kanali i radhës i trafikimit të drogës nga Afganistani, ku prodhohet 90% e gjithë heroinës botërore.

Në Rusi, ku lëndët narkotike marrin jetët e rreth 40 mijë personave çdo vit, konsumohen nga 75 deri në 80 ton heroinë afgane në vit.