Bisedimet e së enjtes ndërmjet Teheranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA - International Atomic Energy Agency, IAEA) përfunduan pa rezultat, sepse ANEA nuk ra dakord me propozimet iraniane. Negociatat mes përfaqësuesve të "gjashtëshes" së ndërmjetësuesve ndërkombëtare (Rusisë, SHBA-së, Kinës, Francës, Britanisë, Gjermanisë) dhe Iranit, të planifikuara për në fund të janarit, ka shumë të ngjarë të mos jenë rezultative, sepse në këto momente është në vijim procesi i formimit dhe korrektimit të politikës ndaj Iranit, i cili do të përfundojë vetëm në pranverë, deklaroi sot në një konferencë për shtyp Kreu i Qendrës së Sigurisë Ndërkombëtare të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Vladimir Jevsejev.

Në vitin 2012 përfaqësuesit e "gjashtëshes" dhe Teheranit zhvilluan tri raunde bisedimesh në Stamboll - (më 14 prill), Bagdad (nga 23-24 maj) dhe Moskë (më 18-19 qershor). Këto takime përfunduan të gjitha pa rezultat.