Në Sydney termometri shënoi temperaturën 45,8°C në gjysmën e dytë të ditës së premte, gjë që është një rekord absolut për këtë qytet. Sipas deklaratës së meteorologut Dick Uitacker, ditë të tillë në historinë e dokumentuar të Sydney nuk ka pasur më parë. Rekordi i mëparshëm i të nxehtit në Sydney është regjistruar në vitin 1939 dhe ka qenë 45.3 gradë Celsius. Temperatura më e lartë në kontinentin Australian - 50,7 gradë - është regjistruar në vitin 1960 në Australinë e Jugut.

Vapa e paparë ka prekur rreth 70% të territorit të Australisë, kryesisht rajonet e brendshme pak të banuara dhe ka shkaktuar zjarre masive pyjore.