Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, nëpërmjet Zëdhënësit të tij Martin Nesirky kërkoi falje për interpretimin e këngës ushtarake të Serbisë “Marshim mbi Drin" në koncertin e Vitit të Ri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, gjë që shkaktoi indinjatë të thellë në radhët e boshnjakëve, të cilëve ajo u asociohet me spastrimet etnike gjatë kohës së konfliktit në Ballkan.

Në të njëjtën kohë, Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së serbi Vuk Jeremiç, deklaroi se një reagim i tillë e fyen shumë popullin serb pasi himni i kushtohet vetëmohimit, kontributit dhe guximit të ushtarëve serbë gjatë Luftës së Parë Botërore.

"Në Evropë ekziston tradita që koncerti i Vitit të Ri të mbyllet me një këngë ushtarake", - vuri në dukje Vuk Jeremiç.