Në Bashkimin Europian duke filluar që nga 19 janari do të vihen në qarkullim patentat e shoferit të një modeli të unifikuar evropian në formën e një karte plastike të pajisur me mikroçip, në të cilin regjistrohen të dhënat mbi drejtuesin e automjetit, njoftoi të premten Nënkryetari i Komisionit Europian për Transportin, Siim Kallas.

Patentat e reja do të ndërrohen çdo 10 vjet pa ridhënë provimin e marrjes së lejes së drejtimit të automjeteve. Shkëmbimi i patentave të reja do të bëhet deri në vitin 2033, më pas në vendet anëtare të BE-së nuk do të mbeten më patenta shoferi prej letre. Gjatë gjithë kësaj kohe do të jenë të vlefshme patentat që janë në fuqi në vendet e BE-së akualisht.